Për një puthje vargu – Ramiz Kuqi
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
PËR NJË PUTHJE VARGU
Të deshën
Mbretër gjeneralë poetë
Pastrues kopshtesh lulesh
Që celin cdo mëngjes
Hamaj
Që ngarkuar tërheqin nëpër rrugë
Barrën e rëndë mbi kurrizin tënd
Të bërë varrë
Piktorë
Që bënjnë portretin e republikës
Dhe sytë tu të bukur me brushë
Lavërtarët Që hedhin në arë
Farën e bimës së
Të pagjumët e natës
Që presin muzën t’ua sjell
Një tufë fjalësh
Për buzëqeshje tënde të re
Që mbeti ëndërr në letër
Mallë për poetin
Ta shkruaj poezinë e re
Për Një puthje vargu
26.3.2020
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com