August 6, 2024

Bisedë me skipe me të vegjlit e mi – Mustafa Ismaili

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

BISEDË ME SKIPE ME TË VEGJLITË E MI

Shtëpia po qesh nga cicërimat o zogjtë e mi
Afër ekranit ofroheni një nga një…
Eliza,Elora,Elvisi e Buroni
Pse Babush akoma nuk je në shtëpi!?

Durim më të ëmblit e mi!
Shpejt do të përqafohemi…
të luajmë si më parë të fluturojmë

O sa më mungoni të bëhem…
Kalë dhe ju me radhë të ndiqeni mbi shalë
Loja jonë do vallëzojë valë valë..

Durim se kjo ditë është duke ardhë
Mbesat e nipat e mi sa kam mall
Ah ky virusi po na ndanë.

Unë në Luginë e ju në Kanada!
Lum ju motak o kalama
që nuk e kuptoni këtë hata!?

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com