Epopeja e Bardhit – Hasan Qyqalla
EPOPEJA E BARDHIT:
Ne vend te pranise sime fizike, (pasi nuk arrita mundesi alternative nga detyrimet me punen), ateher shpirterisht jam me ju dhe mesin tuaj me keto vargje:
BARDHI I BARDH
Mes dyngjyrësisë kombëtare
me germa n’Abetare
mësoj mitin e Bardhit tim
me frymë Kryeplaku
në ballë oxhaku
këtu lëshon rrënjë gjeni
këtu vlon (buron) n’damar gjaku
më kujtohet natë mesnate
kur yjet struken pas resë
më kujtohet dasmë e kuqe
kur, … dhe Hëna futet n’thes.
Më kujtohet Bardh Bardhi
këmbëkryq n‘ Manastirë
ç’më kujton atë çun Dardani
n’buzë agu zënë martir…!
… nuk i thehet dot as stinëzezës
s’gjunjëzohet fare para motit të lig
thellë n’rrënjë rrapi kam gjenezën
N’ lumin Drenicë rikëndellen sytë…
e gjatë ishte „nata e shekujve“ n‘qiej
sa mugët vie aurora dhe dit‘ e re
çdo fije bari do shndrrohen në dej
mbi gjemba ngritëm Kalan fole…
mos harroni…
n‘këtë rrëzë shkrepi shkëdija e parë
dhe mitet e rreme i mund Bardh ikona
q’atëher lozëm mbi prush një dramë
me regji gjaku: „FITORJA ËSHTË E JONA…“*
Prof.Hasan Qyqalla