Jam shpresa – Shqipe Bytyqi

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
JAM SHPRESA
mbaju
jam mbijetesa e llojit
shumë morte njoha
edhe tjera do vijnë
mbaju
unë ndjek acarin
ndjek të keqen
edhe t’bijtë e djallit
mes rreshtash, mes zemrash
diell do sjell
ca rreze për shpirtë
dhe freski
si te mrizi zanave
Zgjohu
para se e gjitha
të jetë kontaminuar
para se vrima e zezë
t’ketë shumë etje të kuqe
para se ajo të nesermen t’përthithë
Zgjohu
se vrima e zezë
uri universi, paskësh
ShB, mars 2020
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com