Mos m’rrej sot – Bruna Gjoni Përvathi
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
Mos m’rrej sot
Sot .. vëtëm sot nuk due me m’rrejt
M’lêr me besue se kroi me uj t’amël nuk ka me u shterr kët verë..
Se njaty kena me u puth mjeseve ..
E n’lule t’sheges do bëjm dashni n’pik t’mesditës
Sot … vetëm sot nuk due me m’rrejt
M’lër me besue se n’pjergull t’hardhive ,ke me ba nji fole
Se njaty kena me i lan zdeshun andrrat
E n’kokrra t’rrushit do dehna pa marre
Sot … vetëm sot nuk due me m’ rrejt
Boll ma …
M’lêr me t’than se të tana rrenat jan t’bukura
Kur rren veten …edhe vec për njê dit
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com