August 6, 2024

Mungesa jote – Rifat Ismaili

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

MUNGESA JOTE

Bie nata
Në fundin e gotës sime.
Pij natën me fund.

Yjet kane mbetur
Në fundin e qelqit
Si llum.

Qetësi gjithkund.
Heshtjen mbledh
Me sfurk.

Mendimet e ëmbla për ty
Vetiu më burojnë.
Brenda bebëzave të syve
Më je tretur
Si me magji…

Në qerpikët e mi
Si në tastierën e një pianoje
Era luan një melodi.

Ti shkrihesh në muzg
Si një barkë e ngjyer
Në rrezet e hënës.

Si klithmë vetëtime.
Lot gëzimi e trishtimi
Brenda qenies sime.

Gishtërinjtë e puthjeve të tua
Ah, prekjet e tyre më mungojnë.

Tehu i mprehtë i largësisë
Përmes i ka prerë.
Zemra më pikon.

15- 1- 2020

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com