Në karantinë – Astrit Bulla
NË KARANTINË
E provova njëherë, kur isha ushtar,
nuk e mendoja kurrë, që do e provoja përsëri,
në tela me gjemba, tre muaj shkuan mbarë,
kësaj karantine vetëm fillimin i di….
Sapo dita zbardh, nga dhoma dal me vrap,
forca e zakonit, dhomë, banjo, guzhinë,
vetë e bëj tranazhin, por derën s’e hap,
këpucët nuk i mbath, jam në karantinë…
Kjo lloj karantine nuk ka tela me gjemba,
s’e takon dot nënën, babanë kurrsesi,
nuk ka ushtarë me armë, që të mbajnë brenda,
rrin vetë i izoluar, nga një pandemi….
Kur të mbarojë kjo luftë, mos pyet se kush jam,
gjithshka do të ndryshojë në ditët që do vijnë,
dashuri do ofroj, si vëllai për vëllanë,
Kur mallkimi do jetë : – Të pafsha në karantinë!!!….
TITI….