August 3, 2024

Zote te lutem mbaje bute – Jeta R Fejzaj

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Prilli hyri siç nuk desha
I mbushur plot me genjeshtra
Po keshtu do vazhdojë viti
Nuk dimë kur mbaron koviti

Gënjeshtra nuk është nje ditë
Kam frikë do vazhdojë nje vit
Kam frikë mos vazhdon shumë gjatë
Zoti për fjalën me faltë

Botes syri po i qanë
Ditët e bukura ku janë?
Kur do vinë ditet e qeta?
Do shkojë 2020…..?

Jam kurjoze që ta di
Nga ti zot e perëndi
Dhe besoj ne mrekulli
Në atë që bën veç ti

Vure dorën pak në zëmër
Zot të lutem mos shih shtrëmbër
E kupton dhe njerëzimi
Se mes nesh kish hyrë terbimi

Zot të lutem mbaje butë
Mbaje shtruar mbaje urtë
Ta kuptojnë dhe ca harbutë
Që zotit si hapet luftë

Zot të lutem na dëgjo
Zgjate dorën dhe na mbro
Mbroi bijte e tu drejtë
Bëje vuajtjen të lehtë

Shumë te tjerë por edhe unë
Gjithmon jemi ulë ne gjunjë
Çdo gje ta kemi kerkuar
Jemi lutë e pergjëruar

Sot asgjë nuk të kërkoj
Veç do të falenderoj
Vetëm ekzistenca jote
tregon paqen e një bote

Me ketë tregove shumë
The që zot ketu jam unë
I the djallit stop shejtan
Nuk zapton dot gjithë dynjanë

Gjithë fuqinë nuk e merr dotë
Krijimi është berë në zot
Ndaj e bëj që njerëzija
Ti kthejnë sytë nga perëndija

Perëndija është fuqija
Perëndija dashurija
Çlironi shpirtin e keq
Çdo gjë vetem zoti ndreq

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com