Rebelime – Dhimitri Jani Kokaveshi
REBELIME.
Nazeve lëshohej
trishtimi?…
Na linte klithmat e tij!
Acarit lëshuar
prej lartësive të hazdisura
qiellore na
çorientonin dhe lartësitë?…
Si fantazmat
paralelizmave sfidonin
humbjet!
Rrëpirave mes horizonteve
të vrara
dhe të vrazhda në ngyra
të hirta:
Humori humbur vriteshin
shkëlqimet…?
Ballafaqoheshin mes rrezatimeve
diellore
më kërkonin të rebeloja
bardhësitë?…
Diellore. Si ta zhvendosja
diellin…!
Si ta ndryshoja, nga trajektoret
levizjeve të tij
derdheshin, frymëmarrjet tona?…
Gjithësisë
shkarkonin mbi fajet dhe
faljet tona?….
Të zbutura, si flokë bore
në formë
puplash, përshtatur
kushteve ku
shkarkonin, mbi bardhësit e tyre!
Meditoja.
Meditoja, si një krijim
mendimit:
Zbukuruar,si diamantet
lëshuar
bukurive ndaj, momentet?…
Na i ndanin dhe
ndalnim vezullimeve
i shkarkoja
kur më vrisnin, sytë?…
I mbledhja dhe
i shtrëngoja, bardhësisë
së tejskajëshme
filloja dhe lija, pasthirmat
e shpirtit!
Vetëm qiellore mbesnin
bardhësitë?…
Qarkullonin, mes trishtimeve tona
mbytur dhe
mbyllur, si mes lakimesh
çoroditur
orës në gjuhësi, u lija!…
Të shprehurit
të depërtonte syrit qiellor
por dhe nazik
aty, ku ndjeja dhe ndaja
drithërimet
e triumfeve mes hapësirave
më linin:
Tkurrjet?…Forcoheshin
heshtjeve
lodhur. Lodhur, mbi heshtjet
ndjeja dhe
ndaja dremitjet kaotike
më vrissnin!…
Si bardhësi të acarta
pamjet, joshnin
momentet…, zhgenjim.
Në zhgënjim
bardhësie ndjeja…!
Zhgënjimin
e kohës që na vishte
trishtimit
për Ty, fisnike jetë
të ndjej
«përkëdheljeve»
të tkurrura
në rrënoja shpirtrash!…
Të llastuar
krijimtarisë udhëtoja
duke gjetur
përçarjet dhe përçapjet
mendimeve?…
Me to flija dhe flisja
në udhëtimet
e flokëve të borës gjeja
në atë magji
zbërthyese të bukurisë
natyrë…!
Mendimet e përçarta
nuk më mundin
mes thënieve
nuk vuaj!… Bardhësitë.
Dhjk©30-03-2016