Dora e majtë, mos t’a shof të djathtën ! – Xhuljeta Ferraj
Dora e majtë,mos t’a shof të djathtën!
………………………………………………………….
Bëni të mira në heshtje,
Dora e majtë mos t’a shof të djathtën,
Mos u bini tupanave o njerëz,
Nëpër male të gjëmoj zëri.
Jepni bukë të varfërit ,
Ashtu siç del e ngroht nga furra,
Mos prisni të vi mëngjesi,
Të rrethuar nga gazetarët.
Edhe i varfëri ka dinjitet,
Ndofta turpërohet nga telekamera,
Mbase i ka rrobat e grisura,
I pa larë e i pa qethur.
Ftoje për kafe më mirë,
Mos u turpëro nga bota,
Lumë kush vlerëson zemrën,
Dhe jo rrobat e pista.
Se rrobat lahen me sapun,
Po shpirtin e lig nuk e pastron dot,
Më mirë vlerësoni zemrën,
Pa parë ngjyrën e lëkurës.
Jepi xhep shpuarit në fshehtësi,
Pa kërkuar emër nëpër revista,
Imitoni përulësinë e Zotit.
Që bën çdo ditë mrekullira.
………………………………………………………….
Autorja-Xhuljeta-Ferraj-Parma-1/04/2020