Zemrat e hapura – Floriri Z Petra
ZEMRAT E HAPURA
Krijojnë mundësi të reja,
për të vështruar
Njerzit e mirë dhe botën..!!
Kësaj stinë të brishtë
nuk mund ti shmangem
Kur sytë e përgjumur,
mbrëmjeve
lodhen duke shkrojtur
mëngjezit të sapo lindur,
nisin më lotojnë..
Ul poshtë, kapakët e syve
sa rezet e dritës mos më verbojnë..
Dimri i egër sapo ka ikur
i ftohti na kish hyrë, deri në palcë
shohim ditët janë ngrohur
Largësia nuk të lodhi,
as vetmia nga dimri i gjatë..
Stinët e jetës si munde, i jetove
akoma kërkon hapësira
të shkosh, bregut matanë
Mos zemra dhe shpirti
ndjenjat, kërkojnë të bashkojnë
ato gjëra që jeta nuk ti fal..
Unë të kam njohur, si kryelartë
sa botën dhe njerzit, i deshe pranë..
U çlirove nga vargonjtë e çmendurisë
për një djalë të bukur, sykaltër..
Shkëpute nga vetja ato çelësa
të kishin mbajtur mbyllur zemrën
I hodhe në rrjedhën e lumit jetë
u ndeshët mes vështrimesh,
sy ndër sy, të ndanit mirësitë,
apo të bashkonit ndjenjat
zemër e shpirt të lirë..
Ëndrat lindin shtratit të gjumit
thurren aq fort, si rrjetë peshkimi
për të pushtuar hapësira të reja
A duhet të mbahen të kyçura
në barkushet e zemrës
apo të lemë kohën, të na vrasë, ëndrat..!?
Ku bëhen moto e jetës sonë
tek një bashkë egzistencë
për të lumturuar dhe të tjerë,
që na do zemra…
Duke u bërë një ndjesi jetësore
në çdo moment që kalojmë…
Shpesh harrojmë, disa i mbajnë mbyllur
dritaret e zemrës
Sa nuk shohin dritën e diellit
si një domosdoshmëri
ngrysen të ngujuar, nga strese
apo zhgënjime
sikur kanë bërë tradhëti..
Kjo i bën të ndjehen të vetmuar
nga bota e të tjerë
Kur vetë i kemi lënë të hapura
ato kanata,
për të parë njerzit, që na rrethojnë
dhe vehten ku po shkojmë..
E kaluara mbetur, dru i cunguar
hidhësi e kohës,
na mëson të jemi koherentë
të vetëdijshëm në maksimum
Ngelur brenda vehtes të çiltër,
këta që jemi…
Sa të kërkojmë një ngjashmëri
gjërash, një shpirt binjak,
në karakter dhe vyrtyte
Ta bëjmë jetën të lehtë, në të kuptuar
me të tjerë jetuar..
kur sot ndeshemi, me botën e internetit
Ku çdo gjë duket, në pëllëmbë të dorës..
Për ndjesitë e zemrës
apo misteret që rruhen në shpirt
thesare jetësore, të pa zbuluar..
Të qënurit tek një miqësi
të jep liri veprimi, më tepër një mundësi
Kur dhuron një buzëqeshje,
fiton një përqafim
Shtërngim duarsh, të jep reflekse
të njohësh pulsin e tjetrit
sa përshtatesh me realitetin
Zemrat e hapura
lejojnë hapësira të reja,
krijojnë një mundësi
për të qënë të lirë…
Vetvetja në çdo kohë..!!
Floriri Z Petra
Clifton, New Jersey
April 2nd, 2019
Të drejtat e autorit rezeevuar..