Jetë imagjinare – Neviana Shehi

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
JETË IMAGJINARE
Ti më frikëson virus!
Është e tepërt edhe një frikë më shumë
Shurdhuar nga heshtja
Izolimi ma bën jetën imagjinare…
Aroma e kafesë
Që dikur mbushte kuzhinën
deri të foleja e dallëndyshes
A të kujtohet i dashur…
Pijet freskuese në park
Cicërimat e zogjve nën degët e blirit
Ne ecnim pa drojë putheshim
Tani – anëtarë të një grupi impulsesh
Të shfrenuara njerëzore.
Neviana Shehi
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com