Kalorës i bardhë – Natasha Ilia
KALORËS I BARDHË
Patkonjtë troket kali i jelegjatë,
Mbi trup mban një burrë azgan,
Për njerzimin është pëllumb i bardhë,
Manteli i tij krah mjellme ngjan.
Mbi kalë të paqes si ëngjëll i dërguar,
Si Jezusi predikon paqe,
Se zotit vetëm atij duhet me i falë,
Natyrës e mbretërisë së tij të paqtë.
O kalë i bardhë ,me kalorës paqe,
Rend ti mes njerëzve jepu gëzim,
Armiq që prishin lirinë , shpoji me harqe,
Mbi botë mos ketë varfëri hidhrim.
Ëngjëj të bardhë që gjalloni ,qiell e tokë,
Mes zemrash të pastra sill qetësi ,
Largoji luftrat ndjellakeqe në botë,
Kalëro,jepi botës armë pushim…!
N@t@sh@ lli@ Greece
Të gjitha të drejtat e autores janë të rezervuar@