Më ler o det ! – Shefik Arifi
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
MË LER, O DET!
S’erdha si det, kur vjen në breg,
Se deti prap në bazë kthehet.
Malli për ty bjonde më djeg,
Si puthje, malli le të shprehet.
Më ler o det, më ler, të shprehem,
S’t’i dua valët, sot s’t’i dua.
Nga puthjet sot më ler të dehem,
Se puthjet janë si valë për mua.
Dhe bjondja si një varg i lirë,
Si metaforë rri për mua.
Më ler o det, më ler më mirë,
Ti shprehem bjondes, sa e dua.
Nga „Libri në Qiellin e dashurisë“.
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com