Nuk e di me kë ngjason…!? – Floriri Z Petra
NUK E DI ME KË NGJASON..!?
***************************
Tu krahasoj me një flutur,
krahë shkruar,
ti dukesh më e bukur…
Lule më lule vete qëndron
pjalmin, nektarin kundërmuar
mirë pa e lëshuar,
shpejt shkon ja u rrëmben..
Me flladin e mëngjesit e dërgon,
bregut matanë..
Të përshëndes…Më uron..
Diell sapo dalë, nga shpate malesh
rezet ultraviolet,
tek shpirti yt i lëshon..
Mos je si qershia mbi tortë,
me buzët e njoma vishnjë
në ditë festash e zbukuron..!?
Nuk e di me kë ngjason
Ti je e bukur si vetë natyra
nuk di tjetër, çfarë tu them
për këtë, më tepër do të dua..
Në vite jetë s’do të harroj,
sa frymë shpirtit të kem
Kjo ngelesh ti për mua
Me zemër e shpirt, do të jem
pranë teje të më duash..!!
Floriri Z Petra
New Jersey, USA
April 02nd, 2020
Të drejtat e autorit rezervuar