Pa më thuaj lule (Për fëmijë) – Nijazi Kastrati
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
PA MË THUAJ LULE
{ Për fëmijë }
Pa më thuaj lule
Cila jemë më e bukur,
Unë që jam pranë teje
Apo është kjo flutur?
Unm them që është flutura
Me pika shumë ngjyra,
Po dhe ti moj lule
Dukesh më e mira.
Mirë e thua këtë
Moj voglushe bukur,
Por dyjat jeni të mira
Së bashku me këtë flutur!
Dhe këtë kopsht së bashku
Ne e hijeshojmë,
Me shumë flutura tjera
Kur mbi ne qëndrojnë.
Hijeshinë e madhe
Kopshtit ti ia shton,
Fytyra jote bukur
Që shkëlqen si hënë.
Bukurija jote
Duket aq e madhe,
Posi hëna plotë
Kur bie mbi male!
03.04.2020
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com