Pas 100-të vjetësh – Dhimiter Nica
PAS 100-VJETËSH…
Unë do të jem i hypur mbi një re të bardhë,
do të jem i fshehur pas një ylli,
do shoh nga lart nipër e mbesa me radhë
e do t’më qesh buza, e do t’më ndrisë syri…
Ndoshta deri atëherë do të kenë ndryshuar kohët,
njerëzit do të jenë të mirë, s’do ketë të vështirë,
të keqtë do t’i kenë rrëmbyer çunamët e llohët
e gjer atëherë, do jenë shkrirë edhe kufijtë…
Nuk do të vuajnë, siç po vuan brezi im sot,
njerëzit s’do ndahen në botë të parë, të dytë e të tretë,
ata do të jenë zotërinjtë e vetëm mbi tokë,
do të jenë të njëjtë, të barabartë, të vërtetë…
Pas 100-të vjetësh,
unë do të ndjej ca lumturi mes resh,
do të ndjej ato që mungojnë
e sot, s’po i gjejmë dot midis nesh!
Dhimter Nica
Marë nga ” Puthjet na bëjnë më të bukur “, Fan Noli,Tiranë 2018-të