Pas kënga na vjen – Neil Ruçi
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
PAS KËNGA NA VJEN
Kënga shqipëtare,
Me gjuhën e djepit,
Mal e përmbi male
Si dallgët e detit.
Në prehër të plakut,
Rritet vegjëlia,
Në gjuh’ të konakut,
Flet polifonia.
Labëria jonë,
Ka lavdinë e vet,
Labçen kur këndon,
Me zemër ju flet.
Nga trevat larguar,
Pas kënga na vjen,
Me zërat bashkuar,
E kemi në gen.
Labëri e traditës,
Artistat bashkon,
Çdo vit përsëritës,
Vlerat po i shton.
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com