Pranverë…! – Besnik Memelli

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
PRANVERË…
Pranverë çel ti, çel si më parë
mos ri frikur, po hapi krahët,
e di, ky virus të ka hapur plagë
por mendo tani e për të gjallët.
Ti e di, pa ty s’mund të jetojmë
mos e mbaj kokën mënjanë,
lëri gonxhet e tua të lulëzojnë
lëri zogjtë këngës t’ia thonë.
Pranverë çel ti, çel si më parë
mbylli hallet e tua tani vetë,
se ne gëzimi na është vrarë
si asnjëherë kurrë në jetë.
Si duket do jemi të ndarë sivjet
se ky virus paska ciklin e gjatë,
si vështirë është që të mundet
ne sigurisht, do e vemë poshtë.
Besnik Memelli
29.03.2020
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com