August 9, 2024

Jetojmë dashurinë – Irena Bida

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

JETOJME DASHURINE…

Ti me do marezisht dhe une te dua ,
Me tremb pak kjo dashuri,
Me ndjenjat dhe epshet e tua,
E marre e plot zjarr,
Ne llojin e saj ,
Me shfaqet edhe ne enderr ,
Kjo dashuri, si e cmendur.
Nuk di sa me do ,
Por une e ndjej dashurine,
Ajo c’do cast , me kerkon .
Ne te dy e dime mire,
Se…pa Dashurine ,
Nuk mund te lundrojme ,
Mes Universit ,
Te kapim lumturine !
Eh…ti me puth si i marre ,
E une tek ndjenjat besoj ,
Me ty lodroj, fluturoj,
Nuk dime ku gjendemi,
Nuk dime ku shkojme .
Pyes vehten:
Mos valle , ne galaktike udheton,
Kjo Dashuria jone …!?
E bukura Dashuri,
Mbushur plot, me embelsi,
Mban premtime, perqafime,
Puthje e ledhatime .
Eshte loder e mire ne jete,
Por… jo loje, as zhgenjim.
Zemra ndezen kete shkendi,
Ku bashke te dy te flakerojme ,
Tek ti Dashuri…!
Por… kam dhe frike,
Frike e kam , ne enderr Dashurine ,
Cdo cast dua te jetoj, me te lumturine …
Qe pentagrami i shpirtit,
Te ngjasoje, me muziken e melodine .
Ne sy shikojme Dashurine ,
Une jetoj brenda jetes tende,
Tek jeta ime tashme jeton Ti,
Te dy jemi rober te kesaj magjie ,
Sepse , me dashuri,
Ne do ushqejme Dashurine… !

IRENA BIDA
SELANIK 4 PRILL 2019

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com