Kronikë në vargje – Hysen Grajçevci
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
KRONIKË NË VARGJE
Thekur një zë qiellit
gjithandej Evropës
nga “Burg Teatri” shpërthen e thërret,
hyjnitë zgjon,
yjet prek!
Damarëve ndez e shkrin akuj,
zjarre vë në skenë!
E tha Cvajgu
e pohoi edhe Kafka…
Ai…ringjalli heroin
Te Shkspiri, Sofokliu,
Ibseni, Gëteja,
e pash te Fedja
e gjeta tek Hamleti…
Të rrugëtosh shtigjeve nëpër kohë
me baballarët e tragjedive,
e të përballesh me ta,
Duhet të jesh gjeni
Kështu Krajnc e tha!
Dhe, a nuk e vërtetoi
aktori Beserman,
kur mbi trupin e tij
hodhi unazën e Inflandit
korifeu i teatrit gjerman!?
Moisi, të falem!
Je gjaku i popullit tim,
meteor mbi qiellin e Evropës,
Krenari për Shqipërinë!
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com