Nata dhe fantazmat – Kujtim Hajdari

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
NATA DHE FANTAZMAT
Hijet e natës po zvarriten,
Nga agimi i dritës trembur,
Dhe fantazmat ikin, fshihen,
Me zë nate duke nëmur.
Shpesh në shpirt e zemra njerëzish,
Nata qetë fle patrazuar,
Dhe si me forcë perëndish,
Ndjejmë fantazmat kurorëzuar.
Mbledhur e veshur me pushtet,
Me sy e shpirt si Satanaj,
Më të zeza se nata vet,
Dhe natën nxijnë më tej pastaj.
S’lënë më dritë që të shkëlqejë,
Rrezet e dijes të ndriçojnë,
Dhe natën lënë të qetë, të flejë,
Dhe ne fantazmat na tmerrojnë.
KUJTIM HAJDARI
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com