Si lum të rrjedh jeta – Petro L. Sotta
SI LUM TË RRJEDH JETA.
Edhe pse portën, mbyllur e kam lënë,
Por ti, e gjen shtegun, që vjen tek unë,
Çuditërisht, të gjitha rrugët janë të zënë,
Nuk e di, se si vjen e më hynë në gjumë…
Të shoh kur më vjen, e shtrihesh si hije,
E mbështetesh lehtë, mbi timin kraharor,
Vërtetë, më duket mua, si ëndërr magjije,
Kur trupin tënd e ledhatoj lehtë me dorë…
Por natën truri im, duket pak si i lodhur,
Dhe kërkon që të gjejë, sado pak qetësi,
Por më shfaqen pamje, që kanë ndodhur,
Këto ditë tragjike, si në filmat bardhë e zi…
Dhe vitet na ngjiten, e zbresin si në pus,
Por dashuria për jetën, ngjit çdo shkallë,
Edhe pse të mbyllur, jemi nga një virus,
Më shumë për njëri tjetrin, paskemi mall…
E vjen mëngjezi, kur nata s’ka ikur mirë,
Por ti, pa zhurmë shkon në rrugën që di,
Unë me frikën për ty, që ikën në errësirë,
Më duket se po ikën, në një arkivol të zi…
Zgjohem i trëmbur, por më pak pikëllim,
Duke menduar, qoftë ëndërr kjo gjithçka,
Shoh në dritare, dallëndyshet në fluturim,
Dhe shpreh lutjen; – Si lumë të rrjedh jeta.
Petro.L. Sota 3 prill 2020 Padova….
