Disa riga shiu – Ramiz Kuqi

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
DISA RIGA SHIU
Lagën ëndrrat e mia
Pa u zgjuar mirë dita sot
Kishin bredhur cep më cep
Atdheut tim
Futur në grindje kryeneçe
Secili luan me fjalèn
E shpon
Si me gjilpërë samari
E mjera Fjalè
Pa kulm mbi kokë
Disa riga shiu
Ranë
Nëpër udhët e qytetit
Me zemër të thyer
Disa riga shiu
Si pika lot
Mbi vargje!
5.4.2020
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com