August 10, 2024
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

E BUKURA HIMARË

Himarë moj ç’të panë sytë…
Kur ne vdekjen e zbojmë me zor
E ngulën dhe kryqin junanlitë
Në shtetin shurdhmemec e qorr.

Himarë ti e bukura Himarë
Gjenin epirot e mban në gji
Sa trima si Xhavellë e Boçarë
Lotojnë ndër varre për ty…

Amaneti i të parëve ushton
Nga varri Kostandini le të ngrihet
Doruntina e Arbrit fatin e vet e vajton
Epiri i Pirros gjuhë të huaj nuk duron.

Himarë moj e bukura Himarë
Edhe gjaku i jot blu, i pastër si ar
A të rrjedh edhe sot në damarë
Si dikur luftëtarve shqiptarë.

Himarë ti toka bujare…
Përse u ngre të huajve lapidarë?
Atyre që popullin, pas shpine ta prenë
Që ta ndërruan gjuhën, zakonet dhe fenë
Jo, mos e ndërro të vjetrën me të renë!

Kryqin e ngritën aty, në ty Himarë
Dhe tash si në kohën e mesjetës
Duan të kryqëzojnë në të shqiptarë
Jo jo, nuk e japim!
Epiri është i joni për jetë të jetës.

© Ulku

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com