August 10, 2024

Eh, ndjenja dashuri… – Floriri Z Petra

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

EH, NDJENJA DASHURI…

ÇFARË TË JETË VALLË..!?
E mbartin vargjet një poezi
qëndruar shpirtit të thellë
Si një ëndër mbajtur gjallë..!?
Kur njeriu në këtë rrugëtim
nuk gjen ngopje asnjëherë
Erdhur si reze dielli, në zemër
tek e madhërishmja, femër
apo zë i ëmbël, si frymë..
Shpesh bëhet ujë burimi
të freskon atë zjarr, në gji
që djeg si vlagë,
në ditë vere larguar nga ty..
Janë ato fjalë, shpirtit gatuhen
s’mund të mbahen gjatë aty
Shkruhen në vargje, nga poeti
kur dashuria ndjenjë lindi
aq natyrshëm në zemër
si gonxhe pranvere, çelur
në shpirtin e rinuar, kohës rritur.!!

Ndodhin këto fenomene, në vite
nga gojët e njerzve tregohen
ashtu si stinët e brishta
duan apo jo të ndrohen…
E dashur zemra ime Ani
këto vargje shkrojtur, nga dora ime,
fletës së bardhë, nuk po i fut në zarf’,
kësaj nate me hënë, të vijnë me postë…
Se ju akoma, nuk kini adresë
lëvizni qiellit si retë,
me yjet ndriçuar, qëndroni
të zbrisni në tokë, s’ kërkoni..
Do i dërgoj me pëllumbat
që mbante komshiu jonë
Kur ngriheshin qiellit të lirë
ndjeheshe si ata me krahë
pushtuar një hapësirë…
Ëndrat e lindura sillnin,
të realizoje një dëshirë..!!

Vargjet e mia nuk do zbulojnë
dete apo oqeane të thellë
rruajtur kontinente, nën ujë
Nuk janë Christophorë a Magelanë
Erdhur vërdallë nëpër botë..
Vargjet nuk kanë gojë
të flasin gjuhët e botës
As të cicërojnë nuk dinë
si zogjtë kur shtegëtojnë
Por sjellin ndjesi zemre
fjalët e pa thëna, një femre
kur nisi të dashuronte..
Sado të fshihesh ditëve
si diellin e mbulojnë retë
do zbulohesh nga hëna,
Si yll i venitur, netëve
kupës qiellore lëvizur,
qëndruar sa larg, galaksive
le boshllëk, shtresave të ajrit,
djegur gazi i ozonit..

Vargjet e mia do të gjejnë
si engjëll me krahë, të jesh bërë
Apo me fustan nusërie, veshur
në prehrin tuaj moj vajzë
sa petale lule molle, kam derdhur..
Ndjenjat nuk ndalen, shpirtit
kur linin gjurmë trupit, femëror
Tatu ngjyrosur, lëkurës së hollë
Ishte stinë pranvere….
Si gonxhe çelur pemëve,
lindi dashuria…
Në mos erdhshin të gjitha
një poezi e vetme do të mbrijë
Kur ta lexosh në heshtje
ndjenjën dashuri do tregojë
Poeti dhe i vetëm të ngelet
vargje për ty do krijojë..!!

Floriri Z Petra
Paterson, New Jersey
April 4th, 2019..
Të drejtat e autorit rezervuar

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com