Lotët e pa fajë – Muhedin Mahilaj

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
LOTËT E PA FAJË
Çfarë kërkon rrethim ?
Hiqu rrethim nga mua
Do shkoj të takoj
Leshraprerën në krua
Syt’ e saj të zezë
Sy të lëngështuar
Si bari nën vesë
Presin duke lotuar
Njē pikē lot i saj
Kur bie përvëluar
Barin e ka tharë
Dhe malin e ka rrēzuar
Për vetullat e saja
Vetulla gjarpēruar
Pranver naze mëdhaja
Mbeti e vonuar
Do vete të freskohem
Lotēt do ja pijē
Pranvera të xhelozohet
Të marr rrugën të vijë
Do vete tē freskohem
Nga lotët e saj
Jo me ujë burimi
Me lotēt e pafaj
M. Mahilaj 04 04 2020
VLORE
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com