Mall serembian – Hasan Qyqalla
Mall serembian
E di se një ditë do bëhemi”të marrë,
si poeti Serembe,”trushprishur”,
I djegur prej mallit me dejtë lënë zvarrë
në letra të purpurta,dashuri e përligjur.
Mos ma dikto më fjalën Dashuri,
për Djall apo Engjëll të mos jem rob këtë,
rrëfehem për Himnin e simës Shqipëri,
në pentagram kurorë ca shkumb për derte!
I fola ujit të vakët,”Lirikë me shi ”
aty ku gjaku i shprishur thellë ka rënkuar,
të vrarë me vetvarrosje.Ah,ç’ligësi…
Unë besniku i kohë të gabuar!
Mos u zhgreh në vaj pse s’qava për ty,
lotin serembian e ruaj për ngushllim,
….Dhe dete e male i kam lidhur në sy
si çmimin për vdekje dhe ca amshim.
(shkeputur nga vellimi me poezi “Ne endrra digjet nata”)
autor Hasan Qyqalla