Manushaqet e Shkurtit – Florenca Rada
Manushaqet e shkurtit
Ju mbolla me kujdes,
Ju bera yzmet.
Desha te me celnit
Ashtu si njehere.
Cdo dite ju vaditja
Cdo dite ju kuroja,
Nga ju moj manushaqe
Te me celnit kerkoja.
Dhe ja per cudi
Ne janar te ketij viti,
Me buzeqeshe ti
Dhe shpatorja per bri.
OH! Sa gezohem
Kur afer ju kaloj,
Ja dhe angulicja
Prane jush po lulezon.
Po tani ne muajin shkurt
Shume vend me zaptuat,
Me celjen tuaj te bukur,
Pranveren ma afruat.
Mund ta quaj si dhurate
Per shenValentine,
Si dite e shenuar,
Me shprehet dashurine.
Te bukurat manushaqe,
Lule shpatore dhe angulice,
Cdo dite me lumturoni
Merzitjen ma largoni.
Me kujtoni vendin tim,
Shtepine ku jam ritur,
Neper bace ishit shperndare,
Ne cdo cep anembane.
Shpesh para jush qendroja,
Poezine e Naimit kujtoja,
Me deshire recitoja,
Nriheni koken, ju thoja.
O! Manushaqet e shkurtit,
Sa shpejt kini lulzuar,
Pranveren na sollet
Prej klimes qe ka ndryshuar.
FL. RADA
ITALI 14/2/2020