Për ty – Mustafë Krasniqi
Shkruan: Mustafë Krasniqi
PËR TY…
Nëpër flakëshekujsh
potkonjtë e hekurt
mbërthyer janë,
që atëherë ndezur
plisbardhi digjej malli.
Fëmijët më thanë se:
“Nga rrjedh i tërë ky mall,
Fytyra zbehur të rri, at
Sytë t’u mbytën në lumlot!”
Ende ndezur damarët më janë, thash;
Diku në vend të pëllumbave acar
Ende korbat n’fluturim, nxijnë qiellin
Zhapinjtë sikur rrugën pushtuakan.
… si nuk thaj një det me lot
Korbat ende ma nxijnë qiellin
Mbi timen Çamrushë, Toplicë
Dhe germat e shqipes më janë djegë!
Në flakshekujsh,
Korbat në qiell,
Zhapinjtë në tokë
Si pelat shterpa mbetshin;
Kurrë mos u kthefshin më
në tokën tonë!
Në agun e mëngjesit
Po lind dielli,
thanë:
Po mbytet bryma.