Poeten teme e kam pa keq n’anërr – Bajrush Zeka
POETEN TEME E KAM PA KEQ N’ANERR
T’kam pa anerr mbrâmë,
Me fustanin e gjatë dei n’themra,
Afroheshe ngadalë,
Si ajo princesha e prrallave,
Me zânin tând poetik m’the:
“Unë menoj nryshe,
Nryshe e du venin tem”.
Pastaj ike qiellit me pushu,
Nga plagt e shekullit t’lodhun,
Nga burgu i Burrelit,
Internu n’Rrëshen,
Që shtrydhte zemrën e shpirtin tân,
E t’bani me jetue e heshtun e vetmume,
Mrena mureve t’ftohta me lagshti,
Ti bija e pavdekshme e Shqipnisë,
Motra jeme, Musine!
T’shoh udhve t’Mirditës,
Udhve ma t’bukrit ven,
Venit t’gjenit tem shqiptar,
Me atë libër e fletore nën sqetull,
Krejt e vetme,
Pa shikue mbrapa korbat e zi,
T’shoh tue pëzi lloç
Për tjegulla pallatesh Shqipnije,
Sepse ti mendoje nryshe,
Nryshe e doje venin tân.
E n’dhomën tâne strukun,
Tue ça dru me ndez zjerm n’oxhak,
Me i ngroh pak ato eshtna t’lodhun,
Pa bukë, pa krypë, pa raki,
N’Mirditën bujare,
N’Rrëshenin mikpritës,
Ty s’të dhanë gja tjetër, Musine,
Mezi gjete pak letër e ni penë,
Për me ngroh pak ashtin e shpirtit tân,
Qi t’delte prej zemre.
Ashtu e lodhun,
Shkrove historinë udhve t’Rrëshenit,
Me hapat e tu t’lehtë,
Me smujen e rân,
Bluje në kokë dhemjen,
Bluje udhës vargun, Musiane,
E haje me dhemje vetminë,
Udhve t’Mirditës,
Edhe sot ato udhë emnin tân e kanë.
Musina, motra jeme,
Poetja jeme e përjetshme,
N’atë gjygj mrena mureve t’fofta,
Zâni yt i brishtë tundi ato mure:
“Unë mendoj nryshe,
Nryshe e dua venin tem”.
Edhe kur çekiçi prej druni
Rrahu fort mi tavolinë,
Turpshëm me nda drejtsinë,
Kaq vjet burg në Burrel.
Edhe atje thellë galerive nën tokë,
Tue mih me thoj dheun
Sikur me gjet Shqipninë,
Që ti e doje pej kohnave,
Edhe aty the:
“Unë menoj nryshe,
Nryshe e dua venin tem”.
Tu rânun qepallat,
Qi t’ranë mi sy,
Tue pshprit fjaltë,
Me at fuqi që t’kish metë:
“Unë mendoj nryshe,
Nryshe e dua venin tem”.
Ni OH t’thellë nxore nga vetja,
Dole nga trupi yt i dërmum,
Shpirti yt ëngjull u ngjit n’qiell.
Musine, motra jeme,
Pusho e qetë atje nalt n’qiell,
E unë do t’i lutem ânrrave,
Ti t’vish ma shpesh,
Motra jeme, se malli m’merr,
Malli m’djeg,
N’Burrelin tem.
Bajrush Zeka
Zvicër