Stoli ynë – Avni Skenderaj

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
STOLI YNË
E mban mend moj e mirë,
tek ky stol kur frymën ndalëm?
Të dashuruar plot dëshirë,
si dy zogj krahët hapëm.
Tinguj zemre çuçuritëm,
u betuam solemnisht.
Tek ky stol udhën nisëm,
udhën e jetës bashkërisht.
Eja ulemi të pushojmë,
të prehemi një çikë.
Ato kohë të kujtojmë,
është stoli ynë historik.
Avni Skënderaj
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com