Tempelarë të përzënë – Fran Tanushi

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
TEMPELARË TË PËRZËNË
Hijezi të gënjyer vetdakorduar
me ligësinë e mbjellur në urrejtje
dashuri e braktisur shpirtin e djegë
pikëllueshem dëgjohen këmbanat zështjerrë
pëndesë e mohimit ndërgjegjës i thërrret
Tempelarëve të përzënë nga vendet e adhurimit
hapersirë e braktisur ua shtonë merzinë
zëmbytur kryejnë detyrat e riteve të vjetra
pëshperitjet ngushëlluese shfaqin vegimet
ndijesinë e shpresës ua topit gënjeshtra
Përhumbshëm dehur në ëndrra dlirësie
shpeshherë përgjumur i kthehën kujtesës
në pirg dëgjohën tingëllime këmbanash
braktisja dot se shëmb një tempull
zëvrarë mësojnë urtinë e heshtjës
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com