Unë e Seneka..! – Ardian Muca
Unë e Seneka..!
Sa i pafat u tregua me mu fati.
Në c’do udhë kthesa të forta.
I lante duart si Pol Pilati..!
Më ngulte gozhde tek aorta..!
*
S’më desh një herë fati..?!
Sa çelte lulja,e zinte bryma.
Shpirt makabër kishte lugati.
Nepsaxhi po i mbahej fryma..!
*
Buzë greminës të zgjata dorën.
Rrugët e jetës të mësova.
Madje t’kurdisa dhe orën.
Suret e Senekës të lexova.
*
Po ku je moj virgjëreshe..?!
Ç’fat pate moj e uruar..?
Kush të çoj ,qe të m’gjeshë?!.
Me Senekën duke biseduar..!
*** *** ***
Motrës time, që më mungon..!
“Më fal more bir”,- tha nëna e pikëlluar.
Dhe n’sytë e bukur, i buisën piklat e lotit.
Ika nga kjo botë dëshirën pa ta plotësuar!
Po mos më urre,se ky ishte vullneti i zotit!
*
Tani m’pyet nëpër ëndëra e përmalluar.
Mos harro amanetin bir,motrën a e gjete?
Po nënë,të ngjan ty me sytë e shkruar..!
Ngado shkoj,foton e saj e mbaj me vete.
*
Brodha labirintheve të sagës si Odiseu..!
Për një motër,shpirt njeriu,m’u dogj xhani.
Amaneti i nënës më thërriste nga dheu..!
” Gjeje motrën bir e hallet bashkë t’i qani”!.
*
Ah ,moj motër xhan’ e shpirtë..!
Moj trëndelin,sylarë me vesë..!
T’kesh bekimin e zotit,jeta t’u bëftë dritë!..
Gjithnjë i përmalluar,yt vëlla do t’presë!..