Vajza e ujëvarës – Hiqmet Mehmetaj

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
VAJZA E UJËVARËS
Ujëvarë, bionde flokëlëshuar
që thyen qafën nga e madhja lartësi,
çdo udhētar keqas ke shokuar,
veç një vajzë ta shkriu tënden pasuri.
Aty ku përfund lehtësohesh qetësisht,
aty ku ti prehesh në prehrin tënd,
vajza engjëllore ,vajza e brishtë
freskohet e udhëtarët i çmend.
Kotesh ujëvarë, mendjefoshnjëruar,
vajza e njomë keq të ka sfiduar .
Hiqmet Mehmetaj
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com