Eh jeta – Zymer H. Haliti

EH JETA
(Kujtim nga një bisedë me nënën.Natë dimri…)
Kur unë linda thonë se ishte vjeshtë me shi
Dhe gjerësa u rrita stinët ndrronin me radhë
Ka pas ditë-thoshte nëna kur ishim n’varfëri
E shpresat na ushqenin se ishim fatbardhë.
Ndodhte që dimri të vinte me dëborë e stuhi
Kishim kushte jo t’mira,po jetonim në qetësi
Ti po rriteshe birë,fillove të shkosh n’shkollë
Ishe ca i bukur,zeshkan e faqet kuq si mollë.
Shumë lexoje libra,thoshe se do bëhem mjek
Vinin e iknin vitet,si lulet që çelnin n’pranverë
Ishte kohë e rëndë mezi jetohej edhe atëherë
Thonë: pas një notimi të gjatë shihet një breg.
Dhe ti u rrite birë,por ëndrrat nuk t’u realizuan
Pasi që të bëhesh mjek n’fakultet,s’të pranuan
Por ti s’u ndale vazhdove të studioje letërsinë
Sepse pos mjeksisë birë, doje shumë poezinë.
Zymer H.Haliti