August 9, 2024

Malli për Bardhin e rritës sime – Hasan Qyqalla

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

MALLI PËR BARDHIN E RRITËS SIME

i rashë lagjes së fëmijërisë cep më cep
e shkunda mallin për fshatin e rritës
stacioni i trenit si rrënojë i lënë shkret
e kroi kishte shterrua atje nën mrize

as fëmijë në shkollë nuk ka si atëherë
as bagëti, as kopshte, as vneshtë
në bibliotekë myken librat dimer e verë
e të lashtat nuk vilen më as në vjeshtë.

nuk ka as takime kulturore as poezi
as simpati e as dashuriçka në sokak
nuk as lojëra odash as dasma, as shpoti
as gazetat nuk lexohen më në oxhak.

seç më bëhet i zbehur fshati i rritës
e varfër më bëhet dhe lagjja e rinisë
i gjetur mes dëshprimit. Buzë greminës
e kujt t’i qaj mallin, veç vargut të poezisë.
Prof.Hasan Qyqalla

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com