Në ëndrra – Natasha Ilia
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
NË ËNDRRA
Në ëndërr një dritë
Një qelizë në tru
Zgjuar
Një ëngjëll
një dëshirë
Mes zemrës
vjen kalëruar
Ndoshta është ëngjëll
Ndoshta një hyjni
Ajo sheh shpirtin
S’më lë të mbyll sy
Syri i malluar
Zemra përvëluar
A nuk mbetet
Ëndrra
për të dashuruar
Vegime të ëmbla
Vinë e më zë gjumi
Kush nuk shpresoj
Dashurinë humbi
Ëndrra afër
Të sjell
pranë këdo
Zemra si thotë
Shpirtit
Kurrë mos dashuro…..
N@t@sh@ Ili@ Greece
E drejta e autores e rezervuar!
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com