Po të përqafoj – Rudina Papajani

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
PO TË PËRQAFOJ…
Që ti të ndjesh,
kullimin e eshtrave të mi,
po të përqafoj,
sepse limfa ,
vjen nga shtegu i banesës së shpirtit,
nga dora shigjetë,
mbi pranverën tonë,
nga shtrëngimi i dashurive të lumtura ,
nga çiltërsia e tingullit vizion.
U bëre sinjal dashuria ime,
përqafim mbi gërshetat bjond,
u derdha lum në botën e fatit,
aty ku kalliri shkoqet nga i ëmbëli lot…
RUDINA PAPAJANI
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com