August 15, 2024

Unë medalion i humbur nga Noli..! – Ardian Muca

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Unë medalion i humbur nga Noli..!

Lermë të lutem aty ku me gjete..!
Brigjeve te mallit, mall pa tretur..!
Nuk qe e thënë,t’më bëje për vete..!
Un’ gjë e humbur, medalion i gjetur.
*
Jam shqiponj specie në zhdukje.
Folenë time kam krenarinë..!
Gjithçka e nisur keq,që në Mukje.
Juda e Hamzai,na mësuan tradhtinë.
*
Lërmë të lutem,aty ku më gjete..!
Brigjeve t’mallit,t’më puthin valët.
Nuk qe e thënë t’më kishe për vete..!
Imponimi yt m’i burgosi fjalët..!
*
Kur lindte shpresa e mbyste deti.
Kur s’kish lumë,në moçal u mësua noti..!
Vetëm në derën tonë,s’trokiti kismeti..!
Mbetëm singëll,të mallkuar nga zoti.
*
Sa çizme në kurriz,na kanë shkelur..?!
Sa udhëhumbur mbajtëm mbi shpinë.
Sa shushunja barktharë,erdhen e ikën velur.
Me gjakun tonë,e vunë pasurinë.
*
E njëjta histori rreth nesh vërtitet.
Plagës plumbit i’a nxjerrin me plumb.
Bashkë me lirinë në pusi vritet.
Best sellers bëhet,”lum kush humb”.
*
Lërm të lutem aty ku më gjete..!
Ëndrrën,që kisha as n’gjumë s’më doli.
Po më more,mbam në gji me vete.
Jam medalion i humbur nga NOLI..!

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com