August 7, 2024
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

GRISE KUJTESËN

O mikja ime e mirë, rrofsh’që ma grise kujtesën
Edhe , pse dekada shkuar, nuk e paskam zën harresën…
Malluar e gazmendshuar, kujtuar emër për emër
Shoqemotrat si atëherë, gjë e çmuar thellë në zemër…
Mekur – mekur , gajasfikur…. ha-ha-ha e duke shkruar
Komunikim me simbole, gërmëzim qofsh i bekuar….
Imagjinata , ç’m’i mblodhi rreth e rrotull tavolinës
Dy a tri “qershizë mbi tortë” thua dalin prej retinës?!..
Ha-ha-haaaaa… shkriem së qeshur, pa e njohur metatezën
Bordurën e bën brodurë, ç’ka se shoqezat u ndezën….
Eh , ç’kujtoj atë, më perlën, gërmave ,ç’u bënte zbor
Patëllxhanen padëxhane , ne mbanim barkun me dorë…
O mikja ime e mirë, rrofsh’që ma grise kujtesën
Edhe , pse dekada shkuar, nuk e paskam zën harresën…

N . L . ( F ) 07/04/2020

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com