Jeta sot – Avni Skenderaj

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
JETA SOT
Llumin e kafesë
rrufisim të ngujuar.
Dalim mbushim trastat,
si i pari ka urdhëruar.
Mbajmë maska e doreza,
mbrohemi nga virusi.
Nuk i flasim askujt,
kokën ulim si struci.
Mjekë e infermierë,
heronj në vijën e parë.
Është e para luftë,
pa armë, pa ushtarë.
Nuk dim si nisi lufta,
as kur vjen armëpushimi.
Puna jonë, punë ushtari,
bejmë ashtu si thotë i pari.
Avni Skenderaj
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com