August 5, 2024

Mes vargut tënd – Pullumb Ahmeti

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

MES VARGUT TEND,,
Pullumb Ahmeti

Mes vargut tënd syt i treta
Zjarri tij më djeg gishtrinjtë
S’di ç’të bëj,ç’është e vërteta
Ç’do gërm në shpirt ndezi thëngjijt.

Sa her dëgjoj një trokth karroce
Dal me vrap dhe nëpër shi
Kur vjen e ndal përpara porte
Shikoj postierin drejt në sy.

Çanta përplot dridhet në duar
Letra të gjalla vijnë nga fronti
S’më mban porta si pa duruar
Me shpirt heshtur i lutem zotit.

Dhe ja sakaq një pëllumb bardhë
Letrën vjen ma lë në duar
Ikën karroca tërheq një kal
Në këmbë rri e ndjek e pezmatuar.

E hapa letrën me padurim
Në fund të saj dy pika gjaku
S’e di ç’far ndjeva s’marr dot frymë
Zjarri po shuhej te oxhaku.

Mbi pikat e gjakut më ranë lotët
U shkrinë u tretën dhe u bënë një
Oh ky shpirt ç’mallkoi botën
Zura të qaja por s’kisha zë.

Letrën s’e pash sa koh ish nisur
I shuajti gjaku me lot trishtim
Një e trokitur më tha ngrihu
Në der i qeshur u shfaq dielli im.

Buza m’u drodh u purpurua
Në krah të tij vajta dhe rash
Unë puthë atë,ai puth mua
Zoti ma pruri mes lutjes që thash.

Varg Ahmetian,,,,2018

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com