Pa rikthim – Rifat Ismaili

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
PA RIKTHIM
Mendimet e mia
Përgjakin fletët
Trupa pa peshë
Nga ëndrrat kafshuar.
Endjet e mia
Hyjnë nëpër kohë
Duke shpikur aeroplanë
Që nisen
E nuk rikthehen…
Puthjet e mia
Shkojnë nëpër netët
Me ecje të lehtë
Mbi buzë luleshtrydhesh…
Vrapojnë shikimet
Si lumenj të furishëm
Mbërthejnë krahët e erës
Dobësinë time
Sundojnë…
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com