Pergamena – Rudina Muharremi Beja
PERGAMENA
Vijon turravrapi jetë,
përkundet yshtjeve me kohën kundër,
që kur hapin e parë hodhëm ndrojtur,
secili të tijën lundër,
Asaj udhe pa kthim!
Suferinat e velat mëkot përpiqen,
të ndryshojë vullnesën e saj ngjethëse,
për të mbërritur bregut matanë,
orës së prehjes…!
Ndërkohë brendive,
kundrojmë caqet më të errëta,
jetës rrokim gënjeshtra e të vërteta,
përpjekjeve, që pranisë tonë,
në këtë aventurë pa shoqe kund,
pjellë dashurish,
t’i japim një kuptim,
e pergamenave,
çlirojmë grimca ndjesish,
që vozitin drejt kushedi ç’ishulli,
përmes feksjes së një shkëndije të vetme,
para së cilës edhe dielli është Veç një zjarr i ftohtë…!
5/04/2020