August 28, 2024

Ah, pranverë e verbër! – Emrije Krosi

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Ah, pranverë e verbër!

…sonte, po shkruaj një letër,
me paragrafe buzësh,
fjalëprerë,
me shkronjadore,
nën një cep rruge,
vogëIushi i verbër violinist,
tingujt e lypjes,
trokëllijnë në tasin bosh!

Aty,
veç poeti vetmitar,
me qenin,
ndjen ritmin e hapave,
(shkruan për pranverën e verbër),
i zbrazur tingulli i jetës,
pranvera,
përqafet me aromat,
kur turma endet qorrazi,
drejt absurdit!

S’ka mëshirë!
S’ka dhimbje!
S’ka dashuri!

Kobzi ushton,
muzikë e trishtë,
në shtresën e ftohtë,
për një krodhe buke,
një zonjushe e majme,
me qenushen leshtore,
i hedh qenit një kockë,
të verbrit vilionistit,
asgjë!

Poeti murmërit:
botë e ndyrë!
Nuk thonë kot:
jetë qeni!

@emitiranë. 07. 04.2020.
Emrije Krosi

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com