Drenushe s’ta kam me hile..! – Ardian Muca
Drenushe s’ta kam me hile..!
Moj drenushe moj katile.
Unë për ty jam ne merak.
Kot ke frikë,s’ta kam me hile.
Qoka e lajka to bëj varg.
**
Moj drenushë me qyka e pikla.
Për ty kam dal në fushë të mejdanit.
Eja ikim pa na zënë frika.
Të pafaj e lamë kokrrën e namit.!
***
Eja moj lulkë petalkuqe.
Dehem kur të prek me dorë.
Je orkide,me naze e huqe.
Sa të duan të t’vëjnë kurorë..?!
****
Besa veç për ty dal garant.
Xixa trupin të vezullojnë.
Nektarin e pjalmin tend brilant!
Leri buzëeturat t’a shijojnë..!
*****
Të ledhatoj e të puth nure.
T’ì si ngjalë mê rreshqet.
Me ajete, psallma,e sure.
Në ato hoje m’bëre mbret..!
Ardian Muça..!(Poezi.1998..) 2020 per Labëria News..