August 3, 2024

Gishtin për unazë – Anastas Qirici

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Gishtin për unazë.
*
Më rrëzon në zëmër,
kur ma bën me sy ,
Ylli i bukurisë,
peri mbi peri.
*
Dora kërkon orë,
mesi rrip të zi,
Ylli i bukurisë,
peri mbi peri.
*
Gishtin për unazë,
këmbët si qiri,
Ylli i bukurisë,
peri mbi peri.
*
Mbi gushën e bardhë,
një djamant mbi gji,
Ylli i bukurisë,
peri mbi peri.
*
Do zihem me zotin,
në ka perëndi,
Ylli i bukurisë,
peri mbi peri.
*
Po s,më the të dua,
s,do ndes më qiri,
Ylli i bukurisë,
peri mbi peri.
*
Do bëhem kusar,
të me kesh bezdi,
Ylli i bukurisë,
peri mbi peri.
*
Në dritën e hënës,
të bëjmë dashuri,
Ylli i bukurisë,
peri mbi peri.
*
**Nga Anastas Qirici 08.04.2020.

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com