Gjak për zemër – Hasan Qyqalla
GJAK PËR ZEMËR
1.
…dhe futemi në botën e njomsisë
mbase prej kohe përpiqem të të prek dellin
relaksu’r jem
pak unë pak ti edhe ai
xhan o xhan
të than…
Kam zhuritje
të të përqafoj
kur yjet shndrisin më natë
të josh ëndrrën logut të blertë
të ledhatoj imazhin në valë
natën e shekujve të mundim
i zënë rob … rinjohje mall!
2.
Vallë a do vij ajo ditë
të bëhesh i imi
të bëhem i ty
përse më le të vuaj së koti
të dua ëndrra ime e gjallë …
të dua si foshnja t’amë
si kalama kur ëndrroja djepin e urtisë
këngën e dashurisë …
mbyllë në kafazin e hapur …“rob i Lirisë”
Sonte do rri zgjuar…
më bëj pak streh
dua të dëgjoj frymëmarrjen tënde
ta dish sa kam vuajtur
nëpër furtun…
… më ngroh më frymëmarrjen tënde
dëgjo zemrën që rreh
t’ëndrrova dhe shpalosa folen e shpirtit
që kurrë nuk zuri vend gjersa takoi TY
3.
E sot do fle i qetë në gjoksin prush
pikturë ëndrrimtare
që falë mos i qofsha as Da Vinçit
për Monalizen e tij
“heu vdeksha për Ty”!
Do fle i qetë
as shekujt s’do mjaftojnë për jetë
aty ku qëndron madhështore Kala e Kastriotit
aty ku Buna kalon me ujin e saj si kristal
aty ku Lana
ver’ e dimër gurgullon
ej … dëgjo
dëgjo …
kambanat e zemrës
me afshin e zjarrtë
dasëm do bejë Kosova e përvuajtur me krushqi malësie
mbase edhe mal’ e fusha blerojnë
Të betohem sa herë
dola të të kërkoja
jo për poezi
kisha dëshirë të të prekja
të flisja për dashuri…
të prisja … të ndiqja me vargje
shtigjeve të mugëta
të betohem Shqipëri
…zemrën lë peng
n’djep qytetërimi
streho në folen e hirtë
të betohem
pikëpjekje dashuri
ditarin do bëjë poezi
gjak për zemër
Kosovë – Shqipëri
NJË GJAK NJË EMËR!
Prof.Hasan Qyqalla