Grate e poetve – Bardhyl Londo
GRATE E POETEVE
Per Valin qe s do ti hape syte kurre,po e postoj kete poezi ne fund te kesaj dite simbolike sepse nuk dua qe asnje prej miqve te mi te afert t ia turbulloj sado pak diten dhe kurre nuk dua te shnderohem ne nje target ngushellimi sidomos sot.
Syte e bukur mbyllin. Po gjumi
nuk e di ku eshte merguar,nuk e di.
Njera perserit me vete nje varg. Tjetra
nje figure sjell nder mend…Si nje lirike dashurie
ledhaton jastekun bosh ne krah te saj.
(…valle me ke u martuan burrat tane,
me ne,apo me ty poezi…),
Nje fjale,nje rime,
nje lume dashurie dhe pak xhelozi,
mesnata e krijimit capitet si plak i ngadalshem.
Vone. Syte e bukur mbyllin
dhe ne endra shohin vjershat e librave te ardhshem.